Liverpooli ka konfirmuar transferimin e futbollistit spanjoll Victor Munoz, duke e bërë atë përforcimin e parë të skuadrës për sezonin e ri.
22-vjeçari vjen nga Osasuna dhe do t’i bashkohet ekipit në “Anfield”, ku pritet të jetë pjesë e planeve të trajnerit të ri, Andoni Iraola.
Munoz konsiderohet një nga talentet premtuese të futbollit spanjoll, falë aftësisë së tij për të luajtur në disa role ofensivë. Ai mund të aktivizohet në të dy krahët e sulmit, si dhe në pozita më të avancuara në mesfushë.
Futbollisti ka kaluar nëpër akademinë e Real Madridit para se të vazhdonte zhvillimin e tij te Osasuna, ku u bë pjesë e ekipit të parë gjatë vitit 2025.
Aktualisht, Munoz është i angazhuar me kombëtaren e Spanjës në Kupën e Botës, ndërsa transferimi i tij shihet si një investim për të ardhmen nga kampi i Liverpoolit.
Me këtë lëvizje, klubi anglez nis zyrtarisht ndërtimin e skuadrës për edicionin e ardhshëm, duke synuar të rikthehet në garën për trofetë kryesorë në Angli dhe Evropë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!