image Liverpool në garë për Diomande, Leipzig vendos çmim të lartë

Futboll

Liverpool në garë për Diomande, Leipzig vendos çmim të lartë

news image

Liverpooli ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e talentit ivorian Yan Diomande dhe aktualisht konsiderohet klubi në pozicionin më të favorshëm për të siguruar shërbimet e sulmuesit 19-vjeçar.

Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e klubit anglez kanë vendosur kontakte me RB Leipzig, duke e bërë Diomanden një nga objektivat kryesorë të merkatos së verës.

Megjithatë, negociatat nuk pritet të jenë të lehta. Leipzig ka bërë të qartë se nuk dëshiron ta shesë lojtarin dhe se vetëm një ofertë që tejkalon 130 milionë euro mund ta ndryshojë qëndrimin e klubit gjerman. Kontrata e Diomandes është e vlefshme deri në vitin 2030 dhe nuk përmban klauzolë lirimi, gjë që i jep Leipzigut një pozitë të fortë në bisedime.

Interesimi për yllin e ri nuk kufizohet vetëm te Liverpooli. Edhe Paris Saint-Germain vazhdon ta monitorojë situatën, ndërsa raportohet se klube të tjera të mëdha evropiane po e ndjekin nga afër zhvillimin e tij. Megjithatë, Liverpool duket se ka avancuar më shumë në bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit dhe shihet si destinacioni më i mundshëm nëse realizohet transferimi.

Diomande ka pasur një sezon mbresëlënës me Leipzigun, duke regjistruar 13 gola dhe 10 asistime në 36 paraqitje në të gjitha garat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/