Kombëtarja e Kosovës sonte me fillim prej orës 20:45 e luan ndeshjen e dytë në Ligës së Kombeve.
Në “Fadil Vokrri”, Kosova do të ndeshet me Greqinë.
Në deshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, “Dardanët” triumfuan si mysafir me rezultat 0:2 ndaj Gjeorgjisë.
Kosova shpreson që t’ia bëjë ‘sefte’ ndaj Greqisë, pasi ende nuk ka arritur ta mposht në katër tentime.
Ndërkohë tashmë ka filluar hyrja e tifozëve brenda në “Fadil Vokrri”.
Dardanët janë përgatitur për një atmosferë sa më të zjarrtë sonte.