image Lista zyrtare, ja cili është lideri më i votuar i partive konkuruese në zgjedhje

Politikë

Lista zyrtare, ja cili është lideri më i votuar i partive konkuruese në zgjedhje

news image

Me shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit, janë publikuar edhe listat e deputetëve të partive politike që kaluan pragun zgjedhor.

Albin Kurti, kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër, ka dalë si më i votuari në këto zgjedhje, ai ka marrë gjithsej 183. 868 vota.

Në vendin e dytë është kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, e cila ka marrë gjithësej 176.188 vota.

Pas Osmanit, është radhitur kandidati i PDK-së për kryeministër Kadri Veseli, kandidat i PDK-së, ai ka marrë 146.763 vota.

Ndërsa, kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeminsitër Ramush Haradinaj, ka marrë 75.917 vota.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 32 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 29 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 25 dpeutetë, koalicioni AAK-PSD 14 deputetë, Lista Serbe 10 deputetë. /Gazeta Sinjali/