Lista Serbe ka shënuar rritje të mbështetjes në zgjedhjet e fundit në Kosovë, duke përmirësuar rezultatin e saj në aspektin përqindjesor krahasuar me proceset e mëparshme zgjedhore.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, subjekti politik i komunitetit serb në Kosovë ka arritur rreth 5.40 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit, duke shënuar rritje krahasuar me 4.49 për qind në zgjedhjet e dhjetorit 2025.
Në numër votash, Lista Serbe ka marrë 43,838 vota në zgjedhjet e fundit, që përbën një rritje të lehtë krahasuar me procesin e mëparshëm zgjedhor, ku kishte siguruar 42,759 vota.
Megjithatë, rekordi i saj në numër votash mbetet zgjedhja e vitit 2021, kur kishte marrë 44,407 vota.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!