image Lista Serbe refuzon të marrë pjesë në Qeveri, do t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

Politikë

Lista Serbe refuzon të marrë pjesë në Qeveri, do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

news image

Lista Serbe kanë thënë se refuzojnë të marrin pjesë në Qeveri dhe se do t’i drejtohen Kushtetueses, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo pasi që sipas Igor Simiqit, Listës Serbe i takojnë dy ministri.

Ai po pretendon se kjo “nuk është dhuratë nga qeveria, por nga votat që kanë marrë”.

Ndryshe nga Lista Serbe për ministër, atë për dikasterin e ministrisë për Kthim dhe Komunitete është propozuar vetëm Goran Rakiq.

“Për këtë do të ankohemi në Kushtetuese. Ua kemi dëshmuar me firma në takimet që kemi pasur se i kemi 11 deputetë dhe na takojnë dy ministri. Është nisje e keqe nga ana juaj z. mandatar, është mesazh i keq për të gjithë qytetarët. Lista Serbe nuk do të votojë qeverinë dhe do të ankohemi në Kushtetuese”, tha Simiq. /Gazeta Sinjali/