image Lista Serbe: Populli ynë nuk do ta dëgjojë kurrë Albin Kurtin

Politikë

Lista Serbe: Populli ynë nuk do ta dëgjojë kurrë Albin Kurtin

news image

Lista Serbe ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale në RKS. Në reagim thuhet se kjo është e destinuar të dështojë.

“Synimi i Prishtinës dhe Xhelal Sveçlës për të bindur serbët që vullnetarisht të heqin dorë nga dokumentet dhe targat serbe është i destinuar të dështojë, sepse populli serb në Kosovë nuk do ta dëgjojë kurrë Albin Kurtin, edhe nëse ai ka bërë filma artistikë, por ekskluzivisht presidentin Aleksandar Vuçiq, të cilit i besojmë pa rezerva”.

Lista Serbe pyeti se si siç thonë “ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, po planifikon t’i konfiskojë 9 mijë automjete në veri të Kosovës”.

“Gënjeshta brutale se presidenti Vuçiq po i vizaton shënjestrën në ballë dikujt, siç pohon Xhelal Sveçla, është një përpjekje për të mbuluar dështimin e Prishtinës për të zbatuar planin dhe për të hequr tarfat serbe. Mosbesimi ndaj qeverisë në Prishtinë dhe mosbindja e serbëve në veri janë të dukshme dhe asnjë kërcënim, gënjeshtër nga Xhelal Sveçla nuk do ta ndryshojë këtë”.

“Megjithatë, ne pyesim se si Sveçla planifikon të konfiskojë 9000 automjete në veri të Kosovës dhe nëse ai është i vetëdijshëm se e drejta për të disponuar pronën private është e pacënueshme:.

“Në fund dëshirojmë të shprehim dyshimet tona, dmth se nuk do të habitemi nëse personi i përmendur në komunën e Leposaviqit do ta ndezë vetë zjarrin në nxitjen e dikujt nga Prishtina, i cili është i interesuar që Sveçla t’i japë arsye për të sulmuar presidentin Vuçiq dhe arsyetojnë asnjë përgjigje nga qytetarët për riregjistrimin e automjeteve” – thuhet në reagimin e Listës Serbe.

/GazetaSinjali/