Pas konsultimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, Lista serbe ka marrë vendim që sot të dorëzojë listën e kandidatëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.
Kështu thuhet në një njoftim nga Lista Serbe, sipas së cilës, pas paraqitjes në Komisionin Qendror Zgjedhor, gazetarëve në ora 13:30, do t’u drejtohet kryetari i Listës serbe, Goran Rakiq./Sinjali/