image Lista Serbe: Jemi të brengosur pas lajmeve për planet që të vritet Vuçiqi

Politikë

Lista Serbe: Jemi të brengosur pas lajmeve për planet që të vritet Vuçiqi

news image

Lista Serbe ka reaguar pas raportimeve se një grup kriminal ka bërë plane për vrasjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një komunikatë për media, ky subjekt politik thotë se qëllimi i këtyre grupeve është pengimi i luftës kundër krimit të organizuar.

“Qëllimi i grupeve kriminale është i qartë, ta likuidojë më të mirin në mesin e serbëve për ta penguar luftimin e pakompromis të krimit të organizuar në vendin tonë, të cilit i prinë Vuçiq.

Në emër të popullit serb në Kosovë, thërrasim autoritetet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme, t’i pengojnë këto plane dhe ta mbrojnë jetën e Vuçiq”.

/GazetaSinjali/