Pas betimit të nëntë deputetëve të rinj të Listës Serbe sot në Kuvendin e Kosovës, duke zëvendësuar deputetët e dorëhequr ditë më parë, ka reaguar edhe Lista Serbe.
Në njoftimin e tyre thuhet se sot në Kuvendin e Kosovës nëntë deputetë të Listës Serbe i verifikuan teknikisht mandatet, kështu i mbajtën në duar të sigurta serbët, ndërsa menjëherë u larguan nga seanca e Kuvendit.
“Vendimi i sotëm strategjik ka penguar drejtpërdrejt realizimin e planit të Albin Kurtit dhe serbëve të përshtatshëm për të ndryshuar Kushtetutën dhe ligjet që garantojnë të drejtat e popullit serb në Kosovë”.
Më tej thuhet se qëllimi i Kurtit dhe Rada Trajkoviqit, por edhe të tjerëve si ajo, ishte të votonin ndryshimet kushtetuese që do të çonin në shfuqizimin e komunave serbe, heqjen e pronave nga Kisha Ortodokse Serbe, heqjen e gjuhës serbe, të drejtën e përfaqësimit në institucione etj”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
“Theksojmë se ky vendim strategjik dhe politik në asnjë mënyrë nuk do ta ndalë procesin e largimit të institucioneve të Kosovës në veri të Kosovës, i cili po mbyll të gjitha institucionet e Kosovës në atë territor, në përgjigje të shkeljes të Marrëveshjes së Brukselit, ngacmimit të popullit serb dhe shkeljes së të gjitha të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftim.
Më tej Lista Serbe njoftojnë se qëllimi i tyre është mbrojtja e popullit serbë, paqja dhe siguria, por edhe mos lejimi që Kurti dhe Rada Trajkoviq të jenë rrobaqepësit e popullit serb dhe të vendosin për jetën e tyre.