Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë që do të mbahen më 6 tetor të këtij viti pa u konsultuar me Beogradit.
Nënkryetari i kësaj partie, Igor Simiq tha për Tanjug se konsultimet priten gjatë dhjetë ditëve të ardhshme në Beograd.
Simiq tha se të gjitha vendimet në lidhje me veprimet e Listës Serbe në terren dhe të popullit serb në Kosovë merren në konsultim me Beogradin.
“Periudha e ardhshme, siç ka thënë vazhdimisht presidenti Vuçiq, do të jetë turbulente dhe i bëjmë thirrje të gjithë serbëve t’i bashkëngjiten Listës Serbe”, tha Simiq.