image Lista Serbe deklarohet pas takimit Pompeo-Vuçiq

Politikë

Politikë/ Lista Serbe deklarohet pas takimit Pompeo-Vuçiq

news image

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka komentuar takimin e sotëm në Nju Jork ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq  dhe sekretarit të Shtetit Amerikan, Mike Pompeo.

Sipas Simiq, Pompeo është në përputhje me qëndrimin e Vuçiqit se për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë duhet të hiqet taksa nga ana e Kosovës.

“Dita e sotme është unike në historinë e fundit politike të marrëdhënieve SHBA-Serbi, ku takimi përfundon me një qëndrim të përbashkët për situatën në Kosovë. Ky përparim diplomatik në marrëdhënie është rezultat i politikës përgjegjëse të presidentit Vuçiq, e cila bën që edhe ithtarët më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës ta pranojnë se çështja e Kosovës nuk përfundon me njohje të njëanshme të Kosovës, dhe se duhet të gjendet një zgjidhje kompromisi që respekton interesat e Serbisë dhe popullit serb”, ka thënë Simiq./Sinjali/