Kuvendi i Kosovës është duke e mbajtur sot seancën e radhës, raporton Gazeta Sinjali.
Por, këtë seancën kanë votuar ta bojkotojnë Lista Serbe, pasi që nuk po marrin pjesë.
Partneri i koalicionit i ka vendosur ultimatum qeverisë Hoti lidhur me kërkesat e saj të cilat i ka bërë të njohura deputeti i LDK-së Ilir Ferati.
Ferati ka thënë se Lista Serbe po kërkon nga qeveria formimin e një ndërmarrje publike me emër antikushtetues.
“Kam dëgjuar se Lista Serbe po kërkon themelimin e një ndërmarrje në komunat serbe me emër antikushtetuese. Kjo është si kërkesë e parë. Emrin nuk e di. Bëhet fjalë për një ndërmarrje publike”, ka pohuar ai.
Lista Serbe që ka 11 deputetë në Kuvendin e Kosovës në vazhdimësi ka bërë obstruksione ndaj qeverive të Kosovës, duke u ndikuar drejtpërdrejt nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.