image Lista e pasaportave më të fuqishme në botë, ja në cilin vend radhitet Kosova

Kosovë

Lista e pasaportave më të fuqishme në botë, ja në cilin vend radhitet Kosova

news image

Pasaporta e Kosovës, ka rënë në pozitën e 107, nga pozita e 99-të sa radhitej në vitin e kaluar në nivel global.

Kjo është bërë e ditur nga Henley Global nëpërmjet raportit vjetor për pasaportat më të fuqishme në botë.

Ndërkaq, Japonia radhitet si e para për kah fuqia e pasaportës.

Në vendin e dytë radhitet Singapori, e pasuar nga Gjermania, Finlanda, Italia, Luksemburgu e Spanja.

Përmes pasaportës së Kosovës, pa viza mund të udhëtohet në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Serbi, Mal të Zi e Turqi, si dhe në disa pjesë të Afrikës./Gazeta Sinjali/