Pasaporta e Kosovës, ka rënë në pozitën e 107, nga pozita e 99-të sa radhitej në vitin e kaluar në nivel global.
Kjo është bërë e ditur nga Henley Global nëpërmjet raportit vjetor për pasaportat më të fuqishme në botë.
Ndërkaq, Japonia radhitet si e para për kah fuqia e pasaportës.
Në vendin e dytë radhitet Singapori, e pasuar nga Gjermania, Finlanda, Italia, Luksemburgu e Spanja.
Përmes pasaportës së Kosovës, pa viza mund të udhëtohet në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Serbi, Mal të Zi e Turqi, si dhe në disa pjesë të Afrikës./Gazeta Sinjali/