Qeveria Hoti në tetor të vitit të kaluar kishte shpërndarë 60 milionë euro për afër 37 mijë biznese private në Kosovë të cilat ishin prekur nga pandemia COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Paratë u ndanë në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.
Kurse, sot Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka publikuar listën e bizneseve që kanë përfituar më së shumti nga kjo masë.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend, publikon listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga pako prej 60 milionë eurove, e shpërndarë në tetor të vitit 2020”, ka shkruar Murati.
Kështu “Viva Fresh” ka përfituar mëse 860 mijë euro, “Elkos SH.P.K” mëse 675 mijë kurse “Proex SH.P.K” ka përfituar mbi 335 mijë euro.
Lista e plotë: