Ish-ushtari i UÇK-së Tomor Morina është liruar nga paraburgimi pas dy javë mbajtjeje në burgun e Shutkës në Shkup. Lajmin për lirimin e Morinës e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj dedaj.
Në një postim në FB, ambasadori Dedaj ka falenderuar institucionet e Maqedonisë së Veriut për këtë vendim.
Postimi i plotë i ambasadorit Gjergj Dedaj në FB:
“Lirohet Tomor Morina, e drejta triumfon. Tomor Morina, ish-ushtar i UÇK-së, është liruar sot nga burgu, ku po mbahej pas ndalimit në pikën kufitare Bllacë Hani i Elezit, nga policia e Maqedonisë së Veriut në bazë të një flet-arresti të INTERPOL-it. Falënderojmë institucionet e Shkupit zyrtar, drejtorinë e burgut Shutka, për bashkëpunimin me institucionet dhe ambasadën e Republikës së Kosovës, për lirimin e Tomor Morinës”, ka shkruar Dedaj në Dedaj në FB.
Ish-ushtari i UÇK-së Tomor Morina është liruar pasditen e sotme, me vendim se Serbia nuk i ka plotësuar kërkesat juridike për ekstradimin e tij, me akuzën për krim ndaj njerëzimit në luftën e vitit 1998.
Morinës i hiqet masa e paraburgimit, ndërsa Gjykata Penale e Shkupit i caktoi masë kujdesi.