Shoferi i famshëm i BMW-së së gjelbër që u bë lajm kohëve të fundit, për shkak të shkeljeve në trafik është liruar nga paraburgimi.
Nga Gjykata Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se kërkesa e prokurorisë është refuzuar si e pabazuar dhe se i njëjti është liruar nga ndalimi.
Shoferi i BMW-së me ngjyrë të gjelbërt shkaktonte jo pak tollovi në komunikacion e shqetësim të qytetarëve.
Zëri i lartë i muzikës në makinë, lëvizja në zona të ndaluara për makina dhe në drejtim të kundërt kishte bërë që shumë qytetarë të ankohen.
Por gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës e arrestoi për ngasje të rrezikshme. Për të njëjtin, siç u raportuan figurojnë plotë 225 gjoba duke bërë që t’i konfiskohet makina.