image Lirohet nga paraburgimi Nuredin Lushtaku

Drejtësi

Lirohet nga paraburgimi Nuredin Lushtaku

news image

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtaku është liruar nga paraburgimi.

Avokati i tij, Artan Qerkini, ka deklaruar për Gazetën Sinjali se Lushtaku është liruar këtë të martë, pasi kanë pushuar arsyet për mbajtjen e tij në paraburgim.

 “Nuredin Lushtaku është liruar sot nga paraburgimi, pasi pas intervistimit të dëshmitarëve kanë pushuar arsyet për mbajtjen e tij në paraburgim. Arsyeja e vetme për mbajtjen e tij në paraburgim ka qenë rreziku për ndikim apo frikësim të dëshmitarëve”, ka thënë Qerkini.

Ndryshe, më 4 korrik, Gjykata Themelore në Mitrovicë ua kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Nuredin Lushtakut dhe dy familjarëve të tij.

Të njëjtit dyshohen për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë e për armëmbajtje pa leje.

/GazetaSinjali/