image Lirohet nga paraburgimi njëri nga ish-administratorët e “Albkings”

Drejtësi

Lirohet nga paraburgimi njëri nga ish-administratorët e “Albkings”

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj Edin Nevzadit, i përfshirë në rastin ‘AlbKings’, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se Prokurori i Shtetit ka ushtruar kërkesë për ndërprerjen e kësaj mase me arsyetimin se “kanë pushuar shkaqet për të cilat është caktuar masa e paraburgimit”.

Po ashtu, i njëjti në prezencën e mbrojtësit të tij, ka arritur marrëveshjen për pranimin e fajësisë me Prokurorinë.

Ndryshe, ndaj tij nuk është caktuar ndonjë masë alternative, pasi Prokuroria nuk ka bërë kërkesë të tillë.

/GazetaSinjali/