image Lirohet nga detyra zëvendësdrejtori i dyshuar për sulm seksual ndaj nxënëses

Arsim

Lirohet nga detyra zëvendësdrejtori i dyshuar për sulm seksual ndaj nxënëses

news image

Zëvendësdrejtori i gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, Atom Krasniqi i cili dyshohet për ngacmim seksual ndaj një nxënëse, është liruar nga detyra.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga komuna e Malishevës dhe kanë njoftuar se ky rast i është dërguar komisionit disiplinor për shqyrtim.

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Gjakovë, më 22 dhjetor, ia ka caktuar Krasniqit masën e paraburgimit prej një muaji, si i dyshuar për sulm seksual.

Krasniqi dyshohet se më 16 dhjetor ka sulmuar seksualisht një nxënëse, në ambientet e gjimnazit. Rastin në Polici e kishte denoncuar babai i nxënëses.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata /GazetaSinjali/