Aktorja e njohur amerikane Felicity Huffman, është liruar nga burgu pasi vuajti dënimin prej 11 ditësh për skandalin e pranimit të nxënësve në një kolegj.
Ajo u lirua këtë të premte, pasi e përfundoi dënimin në një burg të Kalifornisë, transmeton Gazeta Sinjali.
Huffman ishte në mesin e 30 prindërve të akuzuar, pasi pagoi rreth 15 mijë dollar që përgjigjet e provimit të vajzës së saj për t’u pranuar në kolegj të korrigjoheshin fshehurazi./Gazeta Sinjali/