image Lirohen nga paraburgimi dy zyrtarët e Doganës që u arrestuan gjatë operacionit "Pika"

Drejtësi

Lirohen nga paraburgimi dy zyrtarët e Doganës që u arrestuan gjatë operacionit “Pika”

news image

Doganierët e arrestuar gjatë operacionit “Pika” që u zhvillua nga Inspektorati Policor i Kosovës janë liruar nga masa e paraburgimit, mëson Gazeta Sinjali.

Dy zyrtarët e Doganës, Senad Zherka dhe Enis Tortulla, përfunduan në prangat e Policisë gjatë mega aksionit të IPK-së që u zhvillua në koordinim me Prokurorinë Speciale, muajin e kaluar.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që dy zyrtarët e doganës t’i lirojë nga masa e paraburgimit.

Ndryshe, operacioni “Pika” u zhvillua në pikat kufitare Qafë Morinë dhe Qafë Prush dhe rezultoi me 48 policë të arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

/GazetaSinjali/