image Skandali me patentë-shoferë, lirohen dy policët

Drejtësi

Skandali me patentë-shoferë, lirohen dy policët

news image

Nuk u ka shkuar gjatë masa e arrestit shtëpiak dy zyrtarëve policorë, Sylë Bejta dhe Naim Thaçi. Burime të Gazetës Sinjali kanë konfirmuar se të dy policët që dyshohet se ishin të përfshirë në skandalin me patentë shoferë, janë liruar nga masa e arrestit shtëpiak dhe ndaj tyre Gjykata ka urdhëruar masën e paraqitjes në stacionin policor.

Rasti i patentë shoferëve ku u arrestuan 23 persona bëri shumë bujë në publik, ku në mesin e tyre kishte edhe zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Policia, në ditën e aksionit, kishte arrestuar 23 persona, nën dyshimin se u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shoferë të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 €). /Sinjali/