image Lirohen 9 persona nga karantina në Qendrën e Studentëve pasi rezultuan negativ - Sinjali

Testimi/ Lirohen 9 persona nga karantina në Qendrën e Studentëve pasi rezultuan negativ

news image

Nëntë persona janë liruar sot nga karantina në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, meqë të njëjtit nga analizat që u janë bërë mbrëmë ka dalë që nuk janë të infektuar me Covid-19.

“Nëntë persona janë liruar sot, të gjithë kanë dalë negativë që janë testuar dje, dhe 168 është numri momental i personave që po qëndrojnë në karantinë në Qendrën e Studentëve”, tha drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.

Aktualisht numri i personave të infektuar me Covid-19 në Kosovë është 780, ku 22 kanë vdekur dhe 201 janë shëruar.

Republika e Kosovës ka hyrë në javën e shtatë të përballjes me koronavirus, që prej 13 marsit kur u regjistruan rastet e para.

Qeveria e Kosovës ka pezulluar mësimin në shkolla, punën në restorante, ka mbyllur qendrat tregtare e lokale të tjera, si masë mbrojtëse ndaj Covid-19./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin