image Liridon Kalenderi synon podiumin e radhës në Poloni

Sporte të tjera

Liridon Kalenderi synon podiumin e radhës në Poloni

news image

Liridon Kalenderi njofton pjesëmarrjen në garën e radhës të European Hillclimb Championship EHC në Limanowa të Polonisë.

Gara mbahet me datën 28 korrik, dhe tërheq ngasësit kryesorë dhe entuziastët e sportit motorik nga e gjithë Evropa.

Me super veturën MITSUBISHI MONSTER me të cilën e fitoi edhe garën e fundit më 2 qershor në Çeki, synon që përsëri të arrijë rezultat maksimal.

Liridon Kalenderi i lindur në 1983 në Prizren është garuesi më i suksesshëm nga Kosova.

Ai merr pjesë në Kategorinë 1 të garave nga FIA, më saktësisht në European Hillclimb Championship EHC.

/GazetaSinjali/