image Liqeni i Badocit e Batllavës në kuotat maksimale

Kosovë

Liqeni i Badocit e Batllavës në kuotat maksimale

news image

Pas reshjeve të fundit në Kosovë, liqenet më të mëdha si ai i Badocit e Batllavës kanë arritur kuotat e tyre maksimale të ujit.

Hidrologu Bashkim Kastrati ka thënë për EO se si shkak i këtyre reshjeve gjatë verës qytetarët nuk do të kenë problem të furnizimit me ujë të pijes.

“Pas këtyre reshjeve ne po e shohim që akumulacionet gjegjësisht Badoci dhe Batllava si resurse kryesore ujore që e furnizojnë Prishtinën dhe qytetet tjera të pjesës qendrore të Kosovës janë thuajse në kuotat e tyre maksimale gjegjësisht tendencat janë që ato akoma të mbushen sidomos kjo është për Liqenin e Badovci. Kjo duke pasur parasysh që edhe gjatë ditëve në vijim do të ketë reshje dhe ne jemi në stinën e dimrit dhe e dimë që stina e pranverës sjellë akoma reshje kështu që mendojmë që me këto sasi që kanë rënë deri tani ne pa asnjë problem do të tejkalojmë vështirësitë gjatë verës”, tha ai.

Sipas Kastrati ka tre vjet që Kosova ballafaqohet me thatësi gjatë verës dhe reshjet e muajit janar janë pozitive.

“Përveç anëve negative të cilat janë shkaktuar prej këtyre reshjeve gjatë muajit janar, pra fillim vitit 2021 ato kanë edhe anët pozitive sepse ne që 3 vjet kemi trashëguar një gjendje hidrologjike të thatë ku ajo është manifestuar me zbrazje të akumulacioneve ujore, rezervarëve ujorë prej të cilëve furnizohen qytetet kryesore, ose popullsia e Kosovës, sidomos ajo e Rrafshit të Kosovës”, tha tutje ai. /Gazeta Sinjali/