image Lipjan: Gruaja shtatzënë raporton se vjehrri dhe kunati kanë ushtruar dhunë ndaj saj

Siguri

Lipjan: Gruaja shtatzënë raporton se vjehrri dhe kunati kanë ushtruar dhunë ndaj saj

news image

Dhuna në familja po vazhdon të mbetet një ndër dukuritë më shqetësuese në vend, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Ato madje nuk ‘kursehen’ nga sulmet as gjatë muajve të shtatzënisë, duke qenë kështu në rrezik të madh, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe me një 31-vjeçare shtatzënë në fshatin Janjevë të Lipjanit, ndaj të cilës dyshohet se është ushtruar dhunë nga familjarët.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima ka raportuar se vjehrri dhe kunati fillimisht janë përleshur me burrin e saj, e më pas kanë ushtruar dhunë fizike edhe ndaj saj.

Si pasojë e dhunës që ka përjetuar, ajo ka marrë edhe ndihmë mjekësore në Gjinekologji.

Si rezultat i denoncimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që njëri nga të dyshuarit të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/