image Linjat ajrore pritet të humbasin 133 miliardë euro për shkak të gjendjes së përkeqësuar me COVID-19

Botë

Linjat ajrore pritet të humbasin 133 miliardë euro për shkak të gjendjes së përkeqësuar me COVID-19

news image

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), e cila në qershor kishte parashikuar 84 miliardë euro humbje për periudhën dy-vjeçare, tha se tani projekton një deficit prej rreth 100 milionë euro vetëm këtë vit dhe rreth 33 miliardë euro të tjerë për 2021, raporton Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

Vështrimi i zymtë nënvizon sfidat me të cilat përballet ky sektor pavarësisht lajmeve optimiste për zhvillimin e vaksinave COVID-19, vendosja globale e të cilave do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

“Ndikimi pozitiv që do të ketë në ekonomi dhe trafik ajror nuk do të ndodhë masivisht para mesit të vitit 2021,” tha për Reuters Drejtori i Përgjithshëm i IATA-së, Alexandre de Juniac.

Numri i pasagjerëve pritet të bjerë në 1.8 miliardë këtë vit nga 4.5 miliardë në 2019, vlerëson IATA, dhe do të rikuperohet vetëm pjesërisht në 2.8 miliardë vitin e ardhshëm. Të ardhurat e pasagjerëve për vitin 2020 pritet të kenë rënë 69% në 160 miliardë euro.

“Kjo është deri tani tronditja më e madhe që industria ka përjetuar në Luftën e Dytë Botërore,” tha Kryesekonomisti i IATA Brian Pearce.

Parashikimet supozojnë rihapje të konsiderueshme të kufijve nga mesi i vitit të ardhshëm, të ndihmuar nga një kombinim i testimit për COVID-19 dhe vendosjes së vaksinave.

IATA përsëriti thirrjen e saj për qeveritë që të zëvendësojnë regjimet e karantinës që mbysin udhëtimet me programe të përhapura testimi.

“Kjo do të parandalonte njerëzit që nuk pranojnë (vaksinën) të udhëtojnë,” tha shefi i IATA.

“Testimi sistematik është edhe më kritik për të rihapur kufijtë sesa vaksina”.

Po ashtu, nga IATA theksojnë se linja ajrore mesatare tani ka likuiditet të mjaftueshëm për të mbijetuar edhe 8.5 muaj, ndërsa disa kanë vetëm disa javë.

/Gazeta Sinjali/