image Linja ajrore Prishtinë- Beograd, KDI kërkon transparencë për këtë marrëveshje

Kosovë

Instituti/ Linja ajrore Prishtinë- Beograd, KDI kërkon transparencë për këtë marrëveshje

news image

Instituti Demokratik i Kosovës ka kërkuar nga autoritetet e Republikës së Kosovës që të jenë më transparent dhe të njoftojnë publikun mbi përmbajtjën e kësaj marrëveshje të arritur.

Ky institut u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që të përkushtohen në llogaridhënie, dhe të tregojnë për implikimet që mund t’i ketë kjo marrëveshje.

“Qytetarët e Kosovës janë të painformuar mbi përmbajtjen e saj dhe procesin vendimmarrës që i ka paraprirë arritjes së kësaj marrëveshjeje. Për më tepër, publiku nuk ka informacion për implikimet që kjo marrëveshje mund të sjellë, p.sh. me çfarë dokumente udhëtimi do të mundësohet udhëtimi i qytetarëve në mes të këtyre dy kryeqyteteve dhe çështje të tjera që derivojnë nga kjo marrëveshje”, thuhet në postim.

Ndryshe, diplomatët amerikanë e organizuan të hënën nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e fluturimeve komerciale me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve ballkanike./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/kosovademocraticinstitute/photos/a.10150216814679179/10158883427204179/?type=3&xts%5B0%5D=68.ARB2mJfYAcyEfTBaOwTkG3gUpWxYsBfow6KhL9ov115vgkfAibHSwWbV7CyJppZZdTCj-ciGZzYM_LLouy_CDQP_BIaEQmL_y3eH81BKR5j3JIuV-BSgSgS89vVF8vDGUBfO85peGxI0lwNWA_bAv2YJdvD3QokQt0y2fMarWjIMVdSu7M032ATbRStMHPu9sWTv8TS06uL1DqbVKxhQHWBQ6nd6t6Hv0GIewb4x0KD-QnBHAcMqF-ZdGt5xzIgA_cGM6qre8mOFUqNHpH8DmOnXwj-WzyF_RBMo8ynZNLI4Qhyfn4hPF4geSUHm5qmKPos8NNixtGwl9TEPHGLH&tn=-R