image Lindin dyshime se një shtet i tretë po përfshihet në luftën e Ukrainës

Botë

Lindin dyshime se një shtet i tretë po përfshihet në luftën e Ukrainës

news image

Ushtria e Ukrainës beson që trupave bjelloruse tashmë u është dhënë urdhri për të çuar trupa ushtarake brenda territorit të Ukrainës, ka raportuar SkyNews.

Sipas autoriteteve ukrainase, Rusia është duke përdorur territorin bjellorus për sulme me raketa mbi qytetet e Ukrainës.

Po ashtu, e ka akuzuar Bjellorusinë që po mundëson depërtimin e trupave ruse përmes territorit të saj për pushtimin e qyteteve kufitare.

Që nga fillimi i konfliktit llogaritet që Rusia ka hedhur rreth 480 raketa drejt Ukrainës. Shumica prej tyre janë lansuar nga brenda Ukrainës.

Megjithatë, rreth 70 prej tyre dyshohet se janë hedhur nga territori bjellorus.

/GazetaSinjali/