image Limajt i këputet edhe një krah i fortë!

Kosovë

Ekskluzive/ Limajt i këputet edhe një krah i fortë!

news image

Fatmir Limaj po mbetet edhe pa një krah në parti. Nismës, subjektit të udhëhequr prej tij, nga kjo fillimjavë po i ikën edhe një figurë e rëndësishme.

Është ky Shyqyri Bytyqi të cilit nuk po i shkon më bashkëpunimi me Limajn. Ai ka vendosur t`i ndajë rrugët me liderin e tij të deritashëm partiak Fatmir Limajn, mëson Sinjali nga burimet e afërta me Bytyqin.

Sinjali nga këto burime merr vesh se ministri në largim i Arsimit do të kalojë në Partinë Socialdemokrate. Sipas këtyre burimeve, Shyqyri Bytyqi pritet të aderoj nesër në partinë e Shpend Ahmetit e cila së fundi ka lidhur koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. .

Shyqyri Bytyqi

Përçarjet mes Limajt e Bytyqit kishin nisur kohë më parë. Ky i fundit madje ishte injoruar nga partia e tij, Nisma Socialdemokrate, në rastin e përurimit të një shkolle në Malishevë. Bytyqi pati thënë vet se i ka mbetur hatri dhe ndjehet i injoruar nga partia e tij

Ditë më parë nga kjo parti u largua edhe Bajram Hasani, ish ministër i Tregtisë i cili ishte shkarkuar kohë më parë. Ai ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. /Sinjali/