image Limaj: Zëdhënësi i UÇK-së po gjykohet e zëdhënësi i Millosheviçit president

Politikë

Limaj: Zëdhënësi i UÇK-së po gjykohet e zëdhënësi i Millosheviçit president

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokratike, Fatmir Limaj ka thënë se është e papranueshme që sot drejtuesit e UÇK-së të gjykohen veçse ishin çlirimtarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, derisa ish-krerët e UÇK-së po gjykohen, zëdhënësit e Millosheviqit janë në krye të shtetit, njëri kryetar i parlamentit dhe tjetri president.

“Imagjinoje, sot zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, është duke u gjykuar, e zëdhënësi i Millosheviqit, Ivica Daçiq, është kryetar i Kuvendit të Serbisë. Daçiqi dhe Vuçiqi ishin zëdhënës të Millosheviqit, ishin zëdhënës të krimit dhe gjenocidit. Në anën tjetër, zëdhënësi i lirisë sonë është në burg”, ka thënë Limaj në televizionin publik./Gazeta Sinjali/