image Limaj: Veseli e Selimi do të dalin faqebardhë

Kosovë

Limaj: Veseli e Selimi do të dalin faqebardhë

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale për Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Limaj ka thënë se drejtuesit e UÇK-së kanë dhënë shembull të bashkëpunimit me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare dhe se gjithmonë i janë përgjigjur drejtësisë.

Lideri i Nismës është shprehur i bindur që bashkëluftëtarët e tij, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi do të dalin faqebardhë̈ nga ky proces.

“I bëj thirrje të gjitha institucioneve që të jemi bashkë në këtë sfidë dhe të kontribuojmë̈ që drejtësia të vihet në vend”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Limajt të postuar në llogarinë zyrtare të Nismës Socialdemokrate në “Facebook”. /Gazeta Sinjali/