Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se pas zgjedhjeve do të shihen ofertat e partive. Sipas Limajt, nuk përjashtohet as një koalicion paszgjedhor me PDK-në, ndërsa në zgjedhje Limaj do të garojë me koalicion NISMA, AKR dhe PD
Fatmir Limaj, kryetari i Nismës, nuk e ka përjashtuar një koalicion të mundshëm të subjektit të tij politik me PDK-në pas zgjedhjeve.
Limaj, pret një aleancë edhe me Lëvizjen për Bashkim, dhe me Partinë e Drejtësisë dhe së bashku të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi veç ka nënshkruar koalicion me AKR-në..
“Varësisht ofertave që kemi pasur të gjithë, kemi parë që interesi i Kosovës është që Nisma e AKR, të shkojnë së bashku”.
“Ka pasur punë të mira, ka pas punë të lanë në gjysmë, ka pas punë që nuk janë kryer, është mandat i shkurtër 2 vjeçar vetë përmbyllja dhe fundi si i ka ardhur kësaj qeverie tregon që vendi ka pasur nevojë të shkojë në zgjedhje” tha Limaj për T7.