image Limaj takon Lajçakun

Kosovë

Limaj takon Lajçakun

news image

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në vazhdën e takimeve me liderët politikë në Kosovë ka pritur në zyrat e BE-së në Prishtinë kreun e Nismës, Fatmir Limaj.

Diplomati i BE-së me këtë të fundit pritet të diskutojë për ecurinë dhe vazhdimësinë e dialogut me Serbinë.

Ndërsa pas tij pritet të takohet me liderin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Lajçak gjatë qëndrimit në Kosovë ka zhvilluar takime me krerët institucionalë dhe ata politikë.

Derisa nesër në përmbyllje të qëndrimit treditor pritet të mbajë konferencë për media. /Gazeta Sinjali/