Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Fatmir Limaj, ka qëndruar sonte në shtëpinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të kësaj partie, Jakup Krasniqi, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë, ku po akuzohet për krime lufte, shkruan Gazeta Sinjali.
Në shtëpinë e Krasniqit, Limaj thotë se nga bashkëluftëtarët e tij të Negrocit ka kërkuar mobilizim për të mbështetur “vizionin dhe projektin e tyre në mbrojtje të vlerave kombëtare”.
“Aspak e lehtë për të gjithë ne të diskutonim pa prezencën fizike të bacit Jakup, i cili padrejtësisht nuk është në vendlindjen e tij për të cilën dha kontribut mbi 50 vjet”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në Facebook.
“NISMA Socialdemokrate për zgjedhjet e 14 shkurtit, ia ka ofruar Drenasit dhe Kosovës kandidatët më të mirë, me vlera të larta patriotike e njerëzore.”
Numër dy në listën zgjedhore të Nismës Socialdemokrate, si kandidat për deputet, është vëllai i Jakup Krasniqit, Avdyl Krasniqi./Gazeta Sinjali/