image Limaj: Qeveria në ikje me vendime arbitrare suspendoi kompetencat e Kuvendit dhe të drejtat e qytetarëve

Kosovë

Limaj: Qeveria në ikje me vendime arbitrare suspendoi kompetencat e Kuvendit dhe të drejtat e qytetarëve

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, vendimin e ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçlës, e ka cilësuar ndërhyrje e në kompetencat e kuvendit.

“Nga mbrëmë kemi një ndërhyrje të vrazhdë në kompetencat e Kuvendit nga Qeveria në ikje. Me një vendim arbitrar ka suspenduar kompetencat e Kuvendit të Kosovës”, u shpreh Limaj.

I pari i Nismës kritikoi edhe masat e reja të qeverisë për kufizimin e lëvizjes, për mos-reagimin nga institucionet për te drejtat e njeriut kundër tyre tha se është trishtuar.

“Unë jam i trishtuar nga mosreagimi i shumë institucioneve që janë të paguar për të mbrojtur lirinë e të drejtave të qytetarëve. Ajo çka ka ndodhë dje është grabitje, është suspendim i të drejtave qytetare”, tha Fatmir Limaj./Gazeta Sinjali/