image Limaj: Qëndrimi i Kurtit për targat është frikacak, ai s'ka dinjitet

Politikë

Limaj: Qëndrimi i Kurtit për targat është frikacak, ai s’ka dinjitet

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka kritikuar vendimin e kryeministrit Albin Kurti për shkallëzimin e sanksioneve për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe në ato të Republikës së Kosovës, duke thënë se është frikacak në vendime.

“Ky qëndrim për targat është qëndrim frikacak, sepse s’ka dinjitet për me dal e me i thonë qyetatrit “po, po i shtyjë ose spo i shtyjë”, por po i mbuloj me faza, po e pshtjelli pak sepse është frikacak, është frikacak në vendime”, tha Limaj në Konventën politike “Veprat flasin”.

“Frika ime është se ky po e fut Kosovën në një situatë që është vështirë për ta nxjerrur”, u shpreh Limaj.

“Marrëveshejet e këqija dhe kompromiset e mëdha vijnë nga njerëz të tillë. Nga kjo që po shohim, Kosova po shkon drejt një marrëveshje që nuk e ka as njohjen e as anëtarësimin në OKB. Do ta ketë edhe Zajednicën e fuqishme brenda. Ky do të jetë dhurata për ata që e kanë votuar Albin Kurtin për patriot”, ka thënë ai ndër të tjerash.

/GazetaSinjali/