image Limaj prezanton zv/ministrat e Nismës: Kuadro të jashtëzakonshme dhe secili më i përgatitur se tjetri

Politikë

Limaj prezanton zv/ministrat e Nismës: Kuadro të jashtëzakonshme dhe secili më i përgatitur se tjetri

news image

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar sot zëvendësministrat nga radhët e kësaj partie në Qeverinë Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.

Limaj tha se ata janë një kuadro e jashtëzakonshme dhe secili prej tyre është më i përgatitur se tjetri.

“Zafiri, Valdetja, Enveri dhe Bekimi janë kuadro të jashtëzakonshme dhe secili më i përgatitur së tjetri, të cilët do t’i kryejnë detyrat shtetërore me përgjegjësi dhe me përkushtim të lartë. Ju priftë e mbara”. ka shkruar Limaj në Facebook.

Me propozimin e Nismës Socialdemokrate, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka emëruar Valdete Dushica-Bajrami në pozitën e zv/ministres së Kulturës Rinisë dhe Sportit, Zafir Berisha, zv/ministër i Punëve të Brendshme, Bekim Brestovci, zv/ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Enver Hoti, zv/ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural./Gazeta Sinjali/