image Limaj për kundërkandidatët: S’kanë haber për drejtësi, vetëm unë mund të bëj reforma

Kosovë

Fushatë/ Limaj për kundërkandidatët: S’kanë haber për drejtësi, vetëm unë mund të bëj reforma

news image

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj në takimin me strukturat dhe simpatizantë të Nismës në Lipjan, tha se qytetarët e kësaj komune kanë një milionë arsye ta votojnë këtë koalicion, sepse, sipas tij, i ka kandidatët më të mirë për deputetë.

Teksa ka folur për prioritetet në qeverisjen e tij, si: zhvillimi i bujqësisë, stimulimi i  natalitetit dhe krijimi i pakos sociale për ndarjen e shtesave të fëmijëve, Limaj  me theks të veçantë është ndalur në sistemin e drejtësisë, me një porosi për reforma në këtë sektor.

 “Ju kisha fol edhe për reforma në drejtësi, por me thënë të drejtën është goxha shumë profesionale dhe nëse unë foli për reformë më drejtësi, por kur po i dëgjoj të tjerët duke fol për reformë në drejtësi, Zot runa. Ata ‘haber’ s’kanë në drejtësi. Nëse dikujt i është bërë e pa drejtë, më është bërë mua. E kush kishte me lufta më shumë se sa ai njeri që me vite i është bërë e pa drejtë”, tha Limaj.

Kandidatët për deputetë nga Lipjani  kanë shprehur besimin se kandidati për kryeministër Fatmir Limaj, do të jetë fitues i zgjedhjeve.

Kandidatë për deputetë nga dega e Lipjanit, janë Heset Sahiti, Bekim Brestovci dhe Valentina Shala-Bajrami. /Gazeta Sinjali/