image Limaj pas takimit me Mustafën: Do të votojmë për rrëzimin e Qeverisë

Kosovë

Politikë/ Limaj pas takimit me Mustafën: Do të votojmë për rrëzimin e Qeverisë

news image

Kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë të ditës se subjekti që ai drejton do të mbështes mocionin për rrëzimin e qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai beson se shumë shpejtë ky mocion do të votohet në Kuvendin e Kosovës.

“Patëm një takim me Isa Mustaafën, biseduam për zhvillimet e fundit. Është  përcjellë mocioni i mosbesimit, do të marrim pjesë në këtë mocion dhe do të votojmë për rrëzimin e Qeverisë. Ishte konkludim i përbashkët që do të bëhet shumë shpejt dhe besoj që shumë shpejt do të jetë në Parlamentin e Kosovës, pasi të kryhen procedurat për nënshkrime dhe kërkesa për seancë”, tha Limaj para mediave, pasi doli nga selia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku zhvilloi takim me liderin e kësaj partie. /Gazeta Sinjali/