Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nga takimi me kryeministrin Hoti tha se ishte mundësi e mirë për bashkërendim të aktiviteteve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ndryshe, Limaj në këtë takim ka theksuar rëndësinë që ka për vendin krijimi i një konsesusi dhe se sipas tij është e rëndësishme që të gjithë jemi së bashku në këtë proces, transmeton Gazeta Sinjali.
Ndryshe, Limaj tha se dy gjëra që duhen qartësuar në dialogun Kosovë-Serbi, janë; kohëzgjatja dhe emërtimi.
“Forumi i Liderëve të partive parlamentare është mundësi e mirë për bashkërendim të aktiviteteve në procesin dialogues me Serbinë. Në takimin e parë të këtij formati theksova rëndësinë që ka për vendin krijimi i një konsensusi sa më të gjerë për këtë temë. Në këtë frymë, bëj thirrje që pjesë e këtij forumi të jenë edhe partitë tjera opozitare. Është jetike për vendin që të gjithë të jemi bashkë në këtë proces, pozitë e opozitë. Dy gjëra duhet qartësuar para fillimit të dialogut: kohëzgjatja dhe emërtimi. Procesi i ardhshëm dialogues me Serbinë kudo që zhvillohet duhet ketë emër; dialog për njohje. Si dhe është shumë më rëndësi që dialogu të përshkruhet me transparencë të plotë”, ka shkruar Limaj. /Gazeta Sinjali/