Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur pas vizitës së krerëve të UÇK-së në Hagë.
Limaj ka thënë se ishim sot bashkë me vëllaun e dëshmorit të Kombit, Tahir Sinani, gjithashtu edhe me bashkëluftëtarin Skender Hoti dhe kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, njëhërit bashkëluftëtar i tyre, për ti vizituar bashkëluftëtarët këtu në Hagë.
“Ishte një emocion pa përshkruar, ku i pamë njerëzit të cilët me asgjë nuk e meritojnë të jenë këtu të mbyllur.
“Por, edhe ata, ashtu sikurse ne të tjerët që bashkëndjejmë me ta, e kuptojmë se kjo eshtë një sakrificë shtesë e cmimit të madh të lirisë së Kosovës. I pamë që kanë shumë vullnet dhe entuziazëm. Ata e dinë mirë se pse janë këtu, ata e dinë se edhe kjo pjesë e sakrificës duhet bëhet. Sikurë të gjithë në që bashkëndijejmë me ta, edhe ata janë krenar, e ne me ta, për jetën, veprën dhe angazhimine tyre. Ata janë themeluesit e lirisë së Kosovës, clirimtarët, e shtetndërtuesit, shpallësit e pavarësisë së Kosovës, lexuesit e deklaratave të pavarësisë së Kosovës, në fakt në këtë godinë prapa nesh, janë ata që tek të cilët ngërthehet historia më e lavazhdishme e kombit tonë”, ka thënë ndër të tjera Limaj.