image Limaj pas dëshmisë së Simmons për EULEX-in: Alarmante – A thua edhe sa njerëz mbahen në burgje padrejtësisht?

Drejtësi

Limaj pas dëshmisë së Simmons për EULEX-in: Alarmante – A thua edhe sa njerëz mbahen në burgje padrejtësisht?

news image

Fatmir Limaj, ish-i akuzuar nga EULEX-i, e vlerësoi alarmante dëshminë e Malcolm Simmons në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se në bazë të deklarimeve të tilla, mund të ketë shumë të tjerë të cilët mbahen padrejtësisht në burgje.

Sipas tij, këto janë dëme të pariparueshme.

“Duhet të jetë alarmante për vendin. Nga ajo që dëgjova sot në atë dëshmi mendova me veten: A thua sa njerëz janë në burgjet e Kosovës që janë duke u mbajtur në mënyrë të padrejtë?”.

“Për çfarë shteti të së drejtës po flasim, nëse në burgjet e Kosovës ka djem apo vajza janë të dënuara me direktiva dhe jo mbi bazën e provave dhe fakteve”.

“Kjo është alarmante, flitet për jetën e njerëzve. Sa dëmi më është shkaktuar mua personalisht mua dhe disa njerëzve të tjerë, e që nuk riparohen edhe disa jetë me i pasë”.

“Sa herë është përfolur dhe keqpërdorur familja ime. Kush mundet me na i riparu të gjitha ato që kanë ndodhë. Nuk luhet me jetën e njerëzve, autoritetin e njerëzve.”

“Fatkeqësisht, këtu në Kosovë i patëm qit emrat e rrugëve me prokurorë. Në Prishtinë nisën edhe emërtime të rrugëve gjoja ata janë shpëtimtarë”.

Limaj thotë se tashmë është në trend që të kundërshtohet e të sulmohet çdo gjë që ishte atdhetare e njerëzore.

“Është e qartë, kjo është bo modë të luftohet çdo gjë që ka qenë kombëtare, atdhetare e njerëzore. Është bërë tashmë modë të luftohet kjo strukturë me njerëzit që s’kanë kursyer asgjë për shërbim të vendit”, tha ai në KlanKosova.

“Shpresoj që Kosova të mos dëmtohet nga e gjithë kjo fushatë.”

“Kjo nuk është çështje e eliminimit të një individi apo personaliteti. Unë frikohem që kjo në fund ka m’i kushtu Kosovës. Po ligështohet e po dëmtohet fryma çlirimtare e ndërtuese e këtij vendi”, përfundoi ai./Gazeta Sinjali/