image Limaj: Nuk mund të ketë marrëveshje finale me Serbinë pa konsensus të forcave politike

Politikë

Limaj: Nuk mund të ketë marrëveshje finale me Serbinë pa konsensus të forcave politike

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se gabimet e dialogut të nisur në vitin 2011 nuk guxojnë të përseriten. Kreu i Nismës thotë se në ato bisedime është hapur pakoja e Ahtisarit pa nevojë. Kosova, sipas tij, ka bërë një kompromis të madh me pakon e Ahtisarit dhe se krejt ai kompromis është bërë për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Limaj thotë se dialogut me Serbinë duhet t’i paraprijë një agjende e qartë dhe dialog që përfundon me njohje reciproke.

“Kohëzgjatja sa zgjatë dialogu, dialog për njohje. Në marrëveshjen gjithëpërfshirese ka tema të veçanta. Të merret zotimi nga SHBA dhe BE për kohëzgjatjen e dialogut, shtohet intensiteti e serioziteti dhe rritet përkushtimi për marrëveshje të përbashket. Kosova ka demonstruar gatishmëri për dialog, larguam taksën dhje reciprocitetin për mi dhanë mundësi dialogut dhe tani presim të shohim a e ka Beogradi seriozisht për të cilin unë dyshoj. Nuk mundet të shkohet në infinit”, ka thënë ndër të tjera Limaj në Televizionin Publik.

Tutje, ai ka thënë se në Kosovë ende po shpërblehen me votë veprimet destruktive dhe sot zërat racionalë e veprimet racionale ende nuk vlerësohen. Limaj thotë se nuk ka mundësi me u përmbylle dialogu pa një konsensus të forcave politike.

“Agjenda e qartë dhe konsensusi i gjerë i garantojnë Kosovës marrëveshje të mirë. Kjo mundëson tani edhe ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend. Është skandaloze për një parti politike, e cila nuk është në shërbim të interesave të vendit, por pret që të gabojë forcat tjera politike. Është momenti i fundit për një reflektim dhe me kthy pozicionimin e vendit në raportin ndërkombëtar ndryshe”, ka shtuar Limaj.

Kreu i Nismës thotë së shumë padrejtësi po i bëhën vendit, për shkak të gjendjes se polarizuar brenda nesh.

“Sot tema kryesore do të duhej të ishte liberalizimi i vizave, BE-ja s’po e mban premtimin. Serbia ka disa procese të papërfundume, por nuk e ka penguar në rrugëtimin e saj. Ndërsa neve na u vendosen kritere të padrejta dhe përkundër përmbushjes së tyre ata s’po e mbajnë premtimin e tyre”, ka theksuar Limaj./Gazeta Sinjali/