Kryetari i Nismës Socialdemorate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen Veseli për ndarjen nga jeta të Ajshe Veselit, shkruan Gazeta Sinjali.
Limaj tha se i shpreh ngushëllime të sinqerta bashkëluftëtarit të tij, Kadri Veseli.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës Ajshe Veseli. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta bashkëluftëtarit tim, ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe gjithë familjes Veseli. Nëna Ajshe rriti dhe edukoi fëmijët e saj me frymën e atdhedashurisë! U prehte në paqe!”, ka thënë Limaj.
Ajshe Veseli, nëna e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli vdiq sot në moshën 93-vjeçare.