image Limaj: Na vjen keq që froni Nisma-PDK nuk u konkretizua

Politikë

Limaj: Na vjen keq që froni Nisma-PDK nuk u konkretizua

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se subjekti i tij politik do të shkojë i vetëm në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Limaj në një intervistë tha se Nisma ka shprehur gatishmërinë që forcat patriotike të vendit të ulen dhe të bisedojnë.

“Ne para se me ardh ky afat kemi pasur bisedime të ndryshme dhe kemi shprehur dëshirën që pas zhvillimeve të fundit pas qershorit dhe zhvillimeve që po ndodhin. Si Nismë kam shprehur gatishmërinë që forcat patriotike të vendit të ulemi dhe të bisedojmë. Ne emër të saj kemi bërë hapa në muaj e fundit për të arritur të tejkalojmë vetveten dhe gjërat që janë më të vogla”, tha ai.

Tutje, Limaj deklaroi se qindra persona kanë dëshiruar një koalicion mes Nismës dhe PDK-së, por ky shans sipas tij u humb dhe nuk u konkretizua.

“Ka pasur një interesim të vazhdueshëm dhe kërkesë të bashkëluftëtarëve dhe invalidëve që të gjejmë rrugë të përbashkët dhe të ndërtojmë rrugë të përbashkët. Kjo nuk është bërë fatkeqësisht. Kam dëgjuar dëshirën e qindra njerëzve që kanë dëshiruar të shohin një fron të përbashkët mes PDK dhe Nismën. Ky shans u humb dhe nuk u konkretizua. Na vjen keq”, theksoi ai në T7.

/Gazeta Sinjali/