Partitë politike kanë filluar fushatën elektorale në mënyrë jozyrtare për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt, shkruan Gazeta Sinjali.
Krahas fushatës, shumica e partive politike po i shkelin edhe masat antiCOVID, duke rrezikuar kështu edhe shëndetin e qytetarëve.
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj së bashku me disa anëtarë të partisë kanë mbajtur sot një takim në rajonin e Drenicës, ku shihet se janë rreth 50 persona dhe asnjëri nga ta nuk bart maskën.
Po ashtu, ajo çka shihet në fotografitë e publikuara nga faqja zyrtare e kësaj partie, gjatë këtyre takimeve nuk po respektohet dhe mbahet as distanca fizike.
Kurse, gjatë ditës së djeshme anëtarë të Partisë Socialdemokrate kanë protestuar para stacionit policor në Prishtinë me parullat “Për partitë tubime, për qytetarët dënime“, duke kundërshtuar këto “standarde të dyfishta”, për çka edhe u arrestuan anëtarë të kryesisë së kësaj partie./Gazeta Sinjali/
Me Llapushën e Drenicën vlerat kombëtare i mbrojmë më lehtë! ???????????????? Projektit tonë politik për mbrojtjen dhe ruajtjen e…
Posted by Fatmir Limaj on Wednesday, January 13, 2021