image Limaj: Marrëveshja në mes KOSTT-ENTSO-E është një e arritur e madhe për vendin

Kosovë

Ekonomi/ Limaj: Marrëveshja në mes KOSTT-ENTSO-E është një e arritur e madhe për vendin

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka përshëndetur marrëveshjen për energji elektrike të arritur mes KOSTT-it dhe ENTSO-E, shkruan Gazeta Sinjali.

Limaj ka thënë se zyrtarizimi i kësaj marrëveshje është arritje e madhe e vendit e cila i mundëson Kosovës pavarësimin energjetik nga Serbia.

“Votimi i Marrëveshjes së rë të Kyçjes në mes KOSTT-ENTSO-E nga Grupi Regjional i Europës Kontinentale është një arritur e madhe për vendin. Zyrtarizimi i marrëveshjes i mundëson Kosovës pavarësinë nga Serbia në fushën energjitike dhe të njëjtën kohë do të mundësojë operimin si një bllok i përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Me këtë rast, Limaj u ka shprehur mirënjohje Ambasadës Amerikane, Ambasadës Gjermane, USAID-it, Bankës Gjermane për Zhvillim-KFW, dhe të gjithë atyre që mbështeten Kosovën në këtë proces./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/FatmirLimajOfficialPage/posts/1483112511877401?__xts__[0]=68.ARAo4pL9UbD2nYmq6zSsD5FtqXxDPS2HiHYW4wlqkAwsZWolUV9uQbnJOlKkR-K3HKw_wta02-X1HbDJxNO38rejVpJjamQ6zcBvthGYjOUYXuG6MGfIXQdMEVqD8G4AUN0-pQLJWJRuWvC3auINEpbBwSMgQFOy6EPKOA4Y5PkFnn2lfERT_KHraFr4Az6N2A1OixkjPNkF7ZuCfjGPikJyUxMJFdZ8os7YXwg6JxnqJS_kbvGkcN7t57vdEXhgqCu-tB2ui48m0wVh_UpvHiAdmoDHV3IfeY-Lm7JKoBv3dmnNshtYh6KcO1TNvnz7X7t2AxXmU6nV42FepxMJwQ&__tn__=-R